Pas një procesi njëvjeçar, që kërkoi angazhim të madh dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, është përfunduar me sukses dorëzim–pranimi i materialit arkivor nga komunat veriore: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat tashmë ruhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës – Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës. Materiali i pranuar përfshin: Komuna e Leposaviqit – 731 kuti […]
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) mori pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor, i cili u zhvillua në kuadër të Seminarit të XIX Ndërkombëtar të Albanologjisë, të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës. Pjesëmarrja e ASHAK-ut në këtë panair dëshmon përkushtimin e institucionit në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë dokumentare […]
Sot, në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), u ripërtëri marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet AShAK dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” nga Fushë Kosova, e cila ishte nënshkruar edhe vitin e kaluar. Marrëveshja u nënshkrua nga u.d. Drejtori Ekzekutiv i AShAK, z. Bekim Aliu, dhe Koordinatorja për Marrëdhënie me Bizneset […]