1. Çdo fondkrijues është i obliguar të ketë njësinë përgjegjëse për arkivin që njihet si arkiv i fondkrijuesit.
2. Fondkrijuesi obligohet që materialin të cilin e posedon dhe e krijon, ta mirëmbajë sipas kritereve të parapara në këtë Ligj dhe akteve tjera juridike, derisa nuk e dorëzon atë në arkivin kompetent për ruajtje të përhershme.
3. Fondkrijuesi është i obliguar që në përputhje me aktet juridike në fuqi, të përzgjedhë materialin me vlerë të përhershme dhe të bëjë asgjësimin e materialit të pavlershëm.
4. Fondkrijuesi, materialin arkivor duhet ta dorëzojë në arkivin kompetent brenda afatit ligjor të përcaktuar me këtë ligj.
5. Fondkrijuesi e informon Agjencinë për regjistrin e materialit arkivor, ruajtjen dhe çdo ndryshim tjetër përkitazi me materialin në tërësi.