Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rreth nesh

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është institucioni kryesor për mbledhjen, ruajtjen dhe menaxhimin e materialeve arkivore që përfaqësojnë historinë dhe trashëgiminë dokumentare të Republikës së Kosovës.  Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, mban dhe përpunon dokumentacionin historik që daton nga periudha osmane e deri në kohën e tanishme, duke përfshirë dokumente, regjistra, akte dhe materiale të tjera të vlefshme për kujtesën historike të Kosovës. 

Veprimtaria e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës përfshin jo vetëm ruajtjen, por edhe digjitalizimin e materialeve arkivore për t’i bërë ato më të qasshme për studiuesit dhe publikun. Përmes digjitalizimit, Arkivi siguron ruajtjen afatgjatë dhe shpërndarjen më të lehtë të materialeve historike.