Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë Zyrtare e Drejtorit Ekvekutiv të ASHAK në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë

Dje, në Tiranë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë (DPA), Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), z. Mehmed Xhemajli, u prit në një takim zyrtar nga zv. Drejtori i Përgjithshëm i DPA-së, z. Endrit Musaj. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i suksesshëm ndërmjet dy institucioneve arkivore më të larta në hapësirën shqiptare, i cili ndër vite ka shërbyer si shembull pozitiv dhe frymëzues për nisma të tjera të përbashkëta.

Në takim u diskutuan gjerësisht proceset transformuese organizative dhe investimet e fundit që po zhvillohen në të dy institucionet, të cilat synojnë modernizimin e shërbimeve arkivore, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike. Të dy palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, duke synuar unifikimin e standardeve të shërbimit arkivor, shkëmbimin e përvojave dhe transpozimin e praktikave të suksesshme në fushën e ruajtjes së kujtesës dokumentare, historike dhe kulturore.

U theksua gjithashtu rëndësiaaktiviteteve të përbashkëta, që do të vazhdojë të jetë dinamik dhe i pasur me forma inovative të promovimit të pasurisë arkivore për studiuesit, institucionet dhe publikun e gjerë në të dy vendet.

Pas takimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve vizituan ambientet e modernizuara të DPA-së.

Në këtë vizitë, drejtori i ASHAK ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, znj. Shpresa Mekaj, Drejtoreshë e Departamentit për Planifikim, Standardizim, Hulumtim dhe Promovim, dhe z. Burim Reçica, Menaxher i Burimeve Njerëzore në ASHAK.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors