Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë zyrtare e delagacionit të MKRS dhe ASHAK në Republikën e Turqisë

Nën kryesimin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, dhe me pjesëmarrjen/përfaqësimin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bislim Bislimi, një delagacion i MKRS dhe ASHAK, javën e kaluar realizuan një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, me ftesë të Presidencës së Arkivave Shtetërore atje.

Agjenda e takimeve filloi me vizitën/takimin në Kryesinë e Pallateve Kombëtare, me kryetarin e Kryesisë, Dr. Yasin Yıldız me të cilin u diskutuan gjerësisht format e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke në të ardhmen, shkëmbimin përvojave në administrimin dhe menaxhimin e hapësirave kulturore, turizimit, muzeve dhe të trashëgimisë kulturore me qëllim të kthimit të këtyre potencialeve në rritje të mirëqenies ekonomike dhe në faktor të rritjes së kohezionit social.

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni u prit në hapësirat e Arkivit të përiudhës Osmane në Stamboll, nga kryetari i Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Uğur Ünal dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, Ministri i MKRS dhe Drejtori i ASHAK, falenderuan institucionin më të lartë arkivor për pritjen dhe gadishmërinë e demonstruar praktikisht për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm e me rezultate konkrete në fushën e arkivave dhe qasjes në dokumentacionin me vlerë arkivore në të dy vendet.

Në retrospektivën e historikut të bashkëpunimit reciprok, të dy palët konstatuan rëndësinë e arritjes së rezultateve dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në rrethanat e përfshirjes masive të komponentës digjitale në fushën e arkivave, e cila, e ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë qasjen në arkiva.

Zhvillimi infrastrukturor dhe teknologjik në arkivat e Republikës së Kosovës, është pjesë e agjendës së ASHAK, MKRS dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitet e ardhshme dhe ky proces do të ketë nevojë për ndihmen e shtetit mik të Turqisë, si një nga vendet me progresin më të ndjeshëm në fushën e arkivave në planin ndërkombëtar, me qëllim të arritjes së qëllimeve primare të reformave të planifikuara.

Hapësira e shkëmbimeve të ndërsjella përkitazi me punën kërkimore, shkencore dhe hulumtimet përmes materialeve arkivore, u nënivizuan disa herë në takimet dhe diskutimet me menaxhmentin e Arkivave të shtetit turk dhe në vijim, mbetet që institucionet kërkimore, shkencore dhe akademike të shfrytëzojnë këtë mundësi për të sjellë të rejat dhe të vërtetat e faktuara me bazë shkencore në projektet e radhës në fushën e shkencës dhe të dijes në Republikën e Kosovës.

Delegacioni ishte i shoqëruar nga këshilltari i Ministrit Çeku përgjegjës për çështjet e komuniteteve, Onur Canhas, Drejtoresha e Departamentit për Politika Zhvillimore në ASHAK, Shpresa Mekaj, zyrtarja e Kabinetit të Ministrit të MKRS, Bleona Kelmendi dhe Zyrtari ASHAK, Besim Pireva.

Në pjesën zyrtare të vizitës, delegacioni u shoqërua gjatë gjithë kohës, nga Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, Suzan Novobërdaliu.