Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Po fillon zgjerimi i hapësirave për ruajtje adekuate të materialit arkivor

Sot, me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për marrje/dorëzim për shfrytëzim afatgjatë të aneksit të objektit të Ish – Gjykatës Themelore në Gjakovë për nevoja të Arkivit Ndërkomunal të Gjakovës.

Arkivi Ndërkomunal i Gjakovës, ka funksionuar deri më tani në objektin aktual që shfrytëzohet edhe nga Komuna e Gjakovës, në një hapësirë krejt të pamjaftueshme për nevojat e ANK – Gjakovë dhe poashtu në kushte jo adekuate të ruajtjes së materialit arkivor. Me kalimin e ANK – Gjakovë, në ankesin e ish –objektit të Gjykatës, në një hapësire prej afër 900 m2, sigrurojmë hapësirë dhe kushte të përshtatshme për administrim afatgjatë të materialit arkivor në këtë njësi arkivore ndërkomunale të ASHAK –së.

Në muajt në vazhdim, do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme të renovimit, ndërtimit dhe akomodimit të hapësirave të reja për infrastrukturë me standarde të ruajtjes së materialit arkivor duke shënuar kështu, zgjerimin e aktiviteteve të ASHAK në drejtim të rritjes cilësore dhe sasiore të kushteve për pranim, administrim dhe ruajtje të përhershme të materialit arkivor.

Në bazë të analizës rreth përcaktimit të objektivave afatgjate të ASHAK, institucioni më i rëndësishëm i ruajtjes së kujtesës kolektive në RKS, ka nevoje për rritje të hapësirës edhe për 11,500 m2, të hapësirës për vendruajtje (depo) arkivore.

Projekte të tjera në drejtim të transformimit të arkivave, janë në proces.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors