Në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina” – Fushë Kosovë, nxënësit e klasave të 12-ta nga drejtimet Asistent Administrativ dhe Asistent Juridik përmbyllën me sukses praktikën e tyre profesionale në ambientet e ASHAK-ut.
Ky bashkëpunim u zyrtarizua në nëntor, përmes një marrëveshjeje që synonte të pasuronte njohuritë e nxënësve përmes përfshirjes së tyre në procese konkrete arkivore – nga sistemimi i materialeve deri te përgatitja për digjitalizim. Gjatë kësaj periudhe, nxënësit treguan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të mësuar, duke kontribuar realisht në mbarëvajtjen e punës së institucionit.
Sot, praktikantët e rinj e përmbyllën zyrtarisht këtë kapitull, duke marrë me vete jo vetëm përvojë të vyer profesionale, por edhe kujtime të çmuara nga një ambient pune bashkëpunues dhe i mirëorganizuar.
ASHAK shpreh mirënjohjen për angazhimin e tyre dhe ju uron suksese të shumta në rrugëtimin e mëtejshëm arsimor dhe profesional!