Strategjia Shtetërore për Arkivat (SShA) në Kosovë 2025–2032, është dokumenti kryesor që përcakton objektivat, planet, veprimet e masat konkrete të institucioneve dhe palëve të tjera, në një kornizë strategjike për realizimin e këtyre objektivave, në drejtim të adresimit të sfidave dhe prioriteteve që mundësojnë ruajtjen, administrimin, prezantimin apo shfrytëzimin e materialit arkivor si shenjë e kujdesit, gjegjësisht respektit të shoqërisë e të shtetit, për kujtesën kolektive.
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se Strategjia Shtetërore për Arkivat 2025-2032 është publikuar në Platformën për Konsultime me Publikun nga data 23.01.2025 deri me date 12.02.2025.
Bashkëngjitur gjeni edhe linkun: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42761