Sot, më 04.04.2025, në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, u realizua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë.
Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi, i cili deri më tani ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave, ia dorëzoi këtë detyrë z. Mehmed Xhemajli, i emëruar Zëvendës Drejtor Ekzekutiv, përkatësisht ushtrues i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv në këtë institucion.
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës e falënderon z. Bislim Bislimi për përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës, periudhë gjatë së cilës ky institucion ka arritur zhvillim të qëndrueshëm dhe ka shënuar rezultate të mëdha dhe të prekshme në shumë fusha, si në përmbylljen dhe plotësimin e kornizës ligjore, hartimin e politikave dhe orientimeve strategjike, digjitalizim, përmirësim të infrastrukturës fizike e digjitale, e shumë të tjera që janë fryt i përpjekjeve të tij të drejtpërdrejta dhe udhëheqjes së tij të përkushtuar.
U.d. Drejtor Ekzekutiv z. Mehmed Xhemajlit i urojmë suksese në ushtrimin e detyrës së re dhe mbarësi në përmbushjen e misionit institucional të ASHAK-ut.