Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Një javë më shumë punë të finalizuara në Agjencinë e Arkivave

1. Përfundoi hartimi i Strategjisë afatgjate të arkivave dhe tashmë vijojnë procedurat konsultimit ndërinstitucional dhe publik para se të miratohet përfundimisht nga Qeveria e 🇽🇰 ;

2. Përfundoi hartimi i draftit të Rregullores për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit të Trajnimit Profesional për Zyrtarët Arkivor, tashmë vijojnë procedurat konsultimit ndërinstitucional dhe publik para se të miratohet përfundimisht nga Qeveria 🇽🇰;

3. Përfundoi hartimi i draftit të Rregullores për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Nxjerrjes së Materialit Arkivor Jashtë Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, tashmë vijojnë procedurat e konsultimit ndërinstitucional dhe publik para se të miratohet nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

4. Përfundoi hartimi i draftit të Rregullores për Procedurat e Miratimit të Pëlqimit të ASHAK për Themelimin e Arkivave Private tashmë vijojnë procedurat e konsultimit ndërinstitucional dhe publik para se të miratohet nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me këtë akt nënligjor, përmbyllet procesi i hartimit të të gjitha akteve nënligjore që rrjedhin nga Ligji Nr.08/L – 111 për Arkivat;

5. Përfundoi versioni i parë i dizajnit të ueb faqes së re të ASHAK –së dhe pas komenteve dhe vërejtjeve përfundimtare, për pak jave, do të kemi ueb faqen e re të ASHAK të kompletuar, me shumë informacion dhe me shumë shërbime elektronike për palët👨‍💻;

6. U nënshkrua kontrata e re për furnizim me skanerë të teknologjisë së fundit për digjitalizim të 📃📜👨‍💻 për arkivat ndërkomunale të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit, dhe Ferizajt që na mundëson shtimin për 560,000 📜📃 më shumë të digjitalizuara brenda një viti, krahas digjitalizimit masiv përmes Operatorit Ekonomik dhe kështu, në vitin e ardhshëm, pritet të digjitalizohen 5 milion 📃📜 tjera;

7. Nga 20 shtatori ku kemi arritur nr 1 milion 📜📃👨‍💻, deri në ditën e sotme kemi 👨‍💻 edhe 289,420 📜 tjera;

8. Kanë vazhduar punimet në renovimin/transformimin e hapësirës së punës në ndërtesën e ASHAK;

9. Kanë përfunduar procedurat në OSHP për të pasuar hapat tjerë drejt nënshkrimit të kontratës – hartimi i projektit ideor dhe kryesor për 🧱 e objektit të Arkivit Ndërkomunal në Gjilan, me afër 4,000 m2 hapësirë🏢 e depove të reja, sallave muzeale, sallave të prezantimit, të hulumtimit, të bibliotekës arkivore dhe të punës së shërbimit profesional dhe administrativ;

10. Ka filluar zbatimi i shërbimit të decentralizuar përmes Postës së Kosovës, për qytetarët i cili po konsolidohet për cdo ditë e më shumë;

11. Është arritur plotësimi i mbi 95% të kapaciteteve profesionale njerëzore brenda hapësirës buxhetore;

12. Është zhvilluar/konsultuar me ASHI-në drafti i termave të referencës për sistemin elektronik të menaxhimit të materialeve arkivore;

Investime e ndërhyrje me masa të gjithanshme po bëhen e do të bëhen më tutje drejt objektivave strategjike që mundësojnë transformim rrënjësor të shërbimit profesional e arkivor të 🇽🇰.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors