Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Një delegacion i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), javën e kaluar ka marrë pjesë në aktivitetet e shënimin e 75 vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë (DPA)

Në këtë ngjarje të rëndësishme për historinë e arkivave shqiptare, kanë qenë të ftuara e pjesëmarrës 16 shtete nga rajoni dhe bota mes të cilave, Izraeli, Italia, Turqia, Ukraina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Egjipti, Rumania, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Bullgaria etj, e ku delegacioni i Kosovës, kishte mundësinë e shkëmbimit të kontakteve e përvojave me shumicën e këtyre shteteve por edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në projektet e përbashkëta që janë të patejkalueshme kur merret parasysh dimensioni gjeografik, kulturor e historik ndër shtetet, hapesirat e popujt respektiv.

Në emër të ASHAK, Drejtori Ekzekutiv Bislim Bislimi, ka uruar e përgëzuar DPA –në për 75 vjetorin, i përshkuar me sfida e suksese të dukshme, duke u dëshiruar punë të mbarë në vazhdim, në përmbushjen e misionit jashtëzakonisht të rëndësishëm për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen e kombit tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors