Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nga tash qasja në materialet arkivore për qytetarët për qëllim të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave të tyre individuale, bëhet përmes postës

Sot, Drejtori Ekzkeutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bislim Bislimi dhe Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës Sh.A, Nora Rraci, kanë nënshkruar Aneksin e Marrëveshjes me të cilën përcaktohen procedurat standarde operative (PSO) për organizimin e ofrimit të shërbimit ndaj qytetarëve që kërkojnë qasje në materialet arkivore, nga njësitë arkviore të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për qëllim të realizimit apo mbrojtjes së të drejtave të tyre indivduale, përmes Postës së Kosovës, respektivisht përmes zyrave postare të shpërndara në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe komunat veriore të RKS.

Aneksi i Marrëveshjes që bazohet në Marrëveshjen Kornizë të datës 16.07.2021, arritur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme (në emër të institucioneve të administrates shtetërore) me numër të protokollit të (MPB) 638/2021, Postës së Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e procedurave të qasjes në dokumentacion arkivor përmes zyrave postare, efikasitetin dhe shpejtësinë e marrjes së shërbimit për qytetarët.

Me këtë rast njoftohen të gjithë qytetarët që sa herë të i drejtohen arkivave, kërkesën për qasje në material arkivor ta adresojnë në zyrën postare më të afërt të Postës së Kosovës, ndërkohë që do të ketë poashtu mjete informuese në dispozicion, për procedurat e reja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors