Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Korniza juridike e arkivave të Kosovës drejt finalizimit

Pas nënshkrimit nga ana e Ministrit të Kulturës, z. Hajrulla Çeku, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Kosoves dhe pas 7 ditësh nga publikimi do të hyjë në fuqi, Rregullorja (MKRS) Nr. 07/2024 për Kushtet, Kriteret dhe Normat e Detyrueshme të Punës për Ruajtjen, Mbrojtjen dhe Përdorimin Adekuat të Materialit Arkivor – miratuar nga Ministri me Vendimin Nr. 124/2024, të datës 20.11.2024.

Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e kushteve, kritereve dhe normave të detyrueshme për ruajtjen, mbrojtjen dhe përdorimin adekuat të materialit arkivor, si dhe rregullave dhe normave organizative e teknike të vendruajtjeve në arkivin kompetent.

Mosrespektimi i këtyre dispozitave përbën vepër të kundërvajtjes dhe krijon kushtet dhe rrethanat juridike për aplikimin e sanksioneve kundërvajtëse dhe sanksioneve të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Dispozitat e rregullores janë të detyrueshme për arkivat kompetente, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin Nr. 08/L – 111 për Arkivat, përkatësisht për personat fizikë dhe juridikë që kanë përgjegjësi për të siguruar respektimin e normave të detyrueshme për krijimin, ruajtjen, mbrojtjen, përpunimin, rregullimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors