Java e fundit në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës:
1. Është arritur numri prej dy (2) milionë dokumentesh arkivore të digjitalizuara vetëm brenda vitit 2024:
2. Është nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi Rregullorja (MKRS) Nr. 06/2024 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Shfrytëzimit të Materialit Arkivor, miratuar nga Ministri me Vendimin Nr. 122/2024, të datës 19.11.2024;
3. Është nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi Rregullorja (MKRS) Nr. 07/2024 për Kushtet, Kriteret dhe Normat e Detyrueshme të Punës për Ruajtjen, Mbrojtjen dhe Përdorimin Adekuat të Materialit Arkivor, miratuar nga Ministri me Vendimin Nr. 124/2024, të datës 20.11.2024;
4. Me mbështetjen e MKRS –së, janë shpallur procedurat e prokurimit për ndërhyrje të pjesshme renovuese në Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës;
5. Me mbështetjen e MKRS –së, janë shpallur procedurat e prokurimit për renovimin e depove të Arkivit Ndërkomunal të Pejës;
6. Me mbështetjen e MKRS –së, janë përgatitur/miratuar procedurat e prokurimit dhe në fillim të javës shpallet për tenderim renovimi i ndërtesës së porsa marrë në dorëzim për Arkivin Ndërkomunal të Gjakovës;
7. Janë përgatitur/miratuar procedurat e prokurimit për blerjen e sistemit të menaxhimit online të materialit arkivor, hulumtimit online dhe menaxhimit elektronik të performancës;
8. Ka filluar hartimi i projektit detal për fillimin e renovimit të Depos Qendrore të ASHAK –së;
Transformimi i rrjetit arkivor ka filluar vrullshëm e nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivit për ndërtimin e një sistemi funksional të menaxhimit të lëndës arkivore që ruan brenda kujtesën tonë historike, shkencore, kulturore, shoqërore, shtetërore. Tek arkivi bëhet bashkë e përbashkëtat jonë thelbësore, që definon qenien tonë si qytetarë, shtetas e pjestarë të kombit.