Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fillimi i Vitit 2025: Projekte dhe iniciativa të reja në ASHAK

Brenda ditëve të para të muajit janar 2025:

1. Kanë nisur punë renovuese në zgjerimin e hapësirave të Arkivit Ndërkomunal- Mitrovicë;

2. Kanë nisur punët renovuese në Arkivin Ndërkomunal të Pejës – renovimi i depove;

3. Është nënshkruar sot kontrata në vlerë prej 175,000 euro për renovimin e 900m2 hapësirë arkivore e porsa marrë në dorëzim në Arkivin Ndërkomunal të Gjakovës;

4. Numrit prej 2.5 milionë dokumente arkivore të digjitalizuara vitin që shkoi, këtë janar, deri tani ja kemi shtuar edhe 188, 354 dokumente të digjitalizuara;

5. Është shpallur fituesi i kontratës për zhvillimin e sistemit të menaxhimit elektronik të materialeve arkivore dhe menaxhimin e performancës së arkivistëve;

6. Ka nisur hartimi i projektit për ndërtimin e 4100 m2, hapësirë e depove dhe hapësirave ekspozuese, prezantuese, hulumtuese dhe të punës profesionale arkivore në Arkivin Ndërkomunal të Gjilanit.

7. Fillon konsultimi publik i draftit të Strategjisë 7 vjeçare për zhvillimin e arkivave;

8. Kanë filluar procedurat e konsultimit për draftin final të Rregullores për Procedurat e Lëvizjes së Materialit Arkivor Jashtë ASHAK-së.

9. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë marrë/transferuar afër 700 metra gjatësi linerare (afër 7 milionë dokumente) material arkivor nga komunat veriore të Kosovës në ANK Mitrovicë. Ky material mbahej ilegalisht nga strukturat e financuara nga shteti i Serbisë deri pak kohë më parë;

10. Ka nisur zyrtarisht pranimi/dorëzimi i më shumë se 21,000 kutive arkivore me material të rregulluar/përpunuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Arkivin Ndërkomunal të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors