Sot, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bislim
Bislimi me bashkëpunëtorë, kanë pritur në një takimin bilateral, homologun nga Republika e
Turqisë, përkatësisht, kryetarin e Arkivave të Presidencës së Turqisë, Prof. Dr. Uğur Ünal.
Në takim u rivlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të të dy vendeve në fushën e
arkivave që janë zhvilluar deri më sot dhe nevojën e thellimit përmes konkretizimit të
mëtejmë të marrëdhënieve dy palëshe, (i) në hulumtimet arkivore nëpër arkivat e ndërsjella
të studiuesve, studentëve dhe qytetarëve, (ii) digjitalizim të materialeve arkivore, (iii) trajnim
të specialistëve të restaurimit dhe konservimit të dokumenteve, (iiii) standarde të zhvillimit e
projektimit të infrastrukturës fizike të hapësirave arkivore etj.
Të dy udhëheqësit e institucioneve më të larta arkivore të Republikës së Kosovës dhe të
Republikës së Turqisë, zhvilluan edhe konferencën e përbashkët me gazetarë me ç’rast
shpalosën vizionin e përbashkët të institucioneve respektive në kuadrin e bashkëpunimit
reciprok.
Në këtë konferencë, ndër të tjera, u nënvizua nevoja e trajtimit me seriozitetin e nevojshëm
të ndjeshmërisë që ka ruajtja efektive dhe shfrytëzimi i materialeve arkivore nga të dy
shtetet për shkak të historisë së përbashkët si dhe nevojën e trajtimit me prioritet të
infrastrukturës, organizimit të brendshëm dhe mbështetjen e projekteve në arkivistikë, si një
domosdoshmëri e ruajtjes së vlerave, historisë, kulturës dhe trashëgimisë e kujtesës
dokumentare të shtetit dhe të shoqërisë.
Të dy udhëheqësit e institucioneve më të larta arkivore në Kosovë e Turqi, janë pritur
poashtu në një takim nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me të cilin
është konfirmuar niveli i bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy institucioneve si dhe nga a e tij
Ministri Çeku, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Qeverisë, ka
nënvizuar vullnetin për të mbështetur në vazhdimësi punën e dy institucioneve në drejtim të
zhvillimit të projekteve të përbashkëta.