Sot, në ambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), u ripërtëri marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet AShAK dhe Shkollës së Mesme Profesionale “Hoxhë Kadri Prishtina” nga Fushë Kosova, e cila ishte nënshkruar edhe vitin e kaluar.
Marrëveshja u nënshkrua nga u.d. Drejtori Ekzekutiv i AShAK, z. Bekim Aliu, dhe Koordinatorja për Marrëdhënie me Bizneset znj. Bukurije Thaçi Uka.
Qëllimi i marrëveshjes është që t’u ofrojë nxënësve të klasave të 12-ta mundësi për zhvillimin e praktikës profesionale në ambientet e AShAK-së, duke u krijuar hapësirë për të fituar përvojë praktike dhe njohuri të thelluara mbi proceset arkivore, administrimin e dokumenteve dhe ruajtjen e trashëgimisë dokumentare.