Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

ASHAK në vizitë zyrtare në Komunën e Leposaviqit dhe në Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës

Sot, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), z. Mehmed Xhemajli, i shoqëruar nga Drejtorja e Departamentit të Inspektimit, znj. Dijana Dushullovci, Udhëheqësja e Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës znj. Kimete Zeqiri si dhe Ibrahim Daci – inspektor dhe Azman Gashi – arkivist , realizuan një takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi konkret, me fokus në dorëzimin zyrtar të materialit arkivor të Komunës së Leposaviqit, i cili daton nga viti 1956 dhe që, në përputhje me Ligjin për Arkiva, i takon ruajtjes se përhershme në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, përkatësisht në degën e saj lokale – Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës.

Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv vizitoi hapësirat e Arkivit Ndërkomunal të Mitrovicës, ku bashkë me stafin u diskutuan sfidat me të cilat përballet kjo njësi, si dhe hapat e nevojshëm për avancimin e proceseve të përpunimit dhe digjitalizimit të fondit arkivor.

Me këtë veprim konkret, ASHAK jo vetëm që përmbush misionin e saj ligjor, por edhe konfirmon vizionin për një sistem arkivor funksional, të qasshëm dhe bashkëkohor – në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe degët e saj në terren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors