Pas një procesi njëvjeçar, që kërkoi angazhim të madh dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, është përfunduar me sukses dorëzim–pranimi i materialit arkivor nga komunat veriore: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat tashmë ruhen në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës – Arkivin Ndërkomunal të Mitrovicës.
Materiali i pranuar përfshin:
Komuna e Leposaviqit – 731 kuti arkivore, 46 libra procesverbalesh, 3 libra amë të gjendjes civile dhe 5 regjistra të librezave të punës (1953–1999).
Komuna e Zubin Potokut – 204 fashikuj (1985–1999).
Komuna e Zveçanit – 107 kuti arkivore dhe 15 libra/regjistra (1960–1999).
Ky material arkivor pasuron fondin e ASHAK-së dhe shënon një hap të rëndësishëm për ruajtjen, mbrojtjen dhe vënien në shërbim të dokumentacionit me vlerë historike, juridike dhe kulturore.
Ky proces i rëndësishëm u realizua falë profesionalizmit, punës së palodhshme dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të u.d. Drejtores së Departamentit për Inspektim, znj. Dijana Dushullovci Haziri, si dhe angazhimit dhe profesionalizmit të stafit të ASHAK-së, me bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional të organeve kompetente.