Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) mori pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor, i cili u zhvillua në kuadër të Seminarit të XIX Ndërkombëtar të Albanologjisë, të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Pjesëmarrja e ASHAK-ut në këtë panair dëshmon përkushtimin e institucionit në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare, si dhe forcimin e bashkëpunimit shkencor.
Në kuadër të panairit u promovua revista periodike “Arkivat Shqiptare”, nr. 60, botim i përbashkët i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë (DPA).