Materiali arkivor është i gjithë informacioni i përzgjedhur i regjistruar në çdo medium, i cili është krijuar, marrë ose mbledhur në kryerjen e veprimtarive të personave juridikë dhe fizikë dhe mund të sigurojë pasqyrë të veprimtarive dhe fakteve që lidhen me veprimtaritë e tyre, të cilat kanë vlerë të qëndrueshme për kulturën, historinë, shkencën dhe ruhet në mënyrë të përhershme.
Materiali që ruhet në arkiv përdoret për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kolektive dhe personale, për kërkime historike dhe shkencore, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, identitetin dhe vlerat që lidhen me të.
Nëse dëshironi të hulumtoni materiale arkivore, është e rëndësishme të dini se kjo mund të realizohet në sallën e leximit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Kushtet dhe mënyra e shfrytëzimit të materialeve arkivore janë të përcaktuara me Ligjin Nr.08/L – 111 për Arkivat dhe Rregulloren (MKRS) Nr. 06/2024 për për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Shfrytëzimit të Materialit Arkivor.
Rregulloret dhe aktet tjera juridike të punës së arkiviave, mund t’i gjeni fizikisht në sallë të leximit/hulumtimit të ASHAK dhe në këtë faqe, ku edhe mund të gjeni informacionin e kontaktit në rast se nuk mund të na vizitoni personalisht.
Kur na shkruani, këshillohet të jepni sa më shumë informacion rreth dokumentit apo dokumenteve arkivore ose mediumit tjetër që ne pastaj të mund t’ju japim një përgjigje sa më të saktë dhe në kohë më të arsyeshme.
Në linqet e mëposhtme mund të gjeni informacionet mbi fondet dhe koleksionet arkivore që ruan Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.
FONDET DHE KOLEKSIONET ARKIVORE NË ASHAK
Fonoteka_Incizime_magnetofonike_1973-1989
Adresa: Rruga Arbënor e Astrit Dehari,
nr 25, Prishtinë, Kosovë
Telefoni:
Tel.Centrix:
2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës