Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të
Shqipërisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Maqedonisë, edhe këtë
vit, bashkëorganizuan Konferencën e VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që këtë
mbahet në Elbasan.
Konferenca nisi punimet me ceremoninë e hapjes me ç’rast Drejtori Ekzekutiv i ASHAK,
Bislim Bislimi, së bashku me Drejtorin e DPA, Ardit Bido, dhe Drejtorin e ITShKM, Skender
Asani, nënvizuan njëzëri rëndësinë e organizimit të konferencës si një vazhdimësi e viteve
të mëhershme që, bashkon në një platformë mbarëkombëtare, prezantimin e punës së
hulumtuesve dhe arkivistëve në gjithë hapësirën kombëtare.
Konferenca këtë vit kishte pjesëmarrje rekorde dhe në vijimësi do të punohet në
konceptimin dhe strukturimin ende më të plotë, për t’i mundësuar qytetarëve tanë qasje në
informacion me bazë arkivore gjithnje e më të zgjeruar.
Konferenca e VIII-të vijoi ceremonitë e organizimit të shënimit të përvjetorit të 75-të
themelimit të DPA-së, me ç’rast 17 përfaqësues institucionesh arkivore nga vendet e
Ballkanit, duke përfshirë Izraelin, Egjiptin, Italinë, Turqinë, Moldavinë e Rumaninë, u
mblodhën për diskutim dhe për të parë arritjet e Shqipërisë në fushë e arkivave.