Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

 Ekspozita “Rizgjimi në vlerat kombëtare, Kosova Republikë”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA), në kuadrin e ngjarjeve për shënimin e përvjetorit jubilar të 25 –të të çlirimit të Kosovës, në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (BKK), hapën Ekspozitën “Rizgjimi në vlerat kombëtare, Kosova Republikë”.

Me një fjalë rasti, Drejtori Ekzekutiv i ASHAK, Bislim Bislimi, shpalli të hapur ekspozitën duke rikujtuar rrjedhën e përgjithshme të ngjarjeve e periudhave që përfshihen në tematikën e ekspozitës me ç’rast, ndër të tjera tha se gjithmone “forca shtytëse e lëvizjes përapara të kombit tonë në përpjekjet e tij për liri të meriturar, historikisht ka qenë ndërgjegja kolektive kombëtare si baza e parë identitare e shqiptarëve kurdoherë, para cilësdo formë tjetër të vetëdijes kolektive”

Me tutje, Drejtori i ASHAK, tha se të dy institucionet kombëtare arkivore, duke marrë shkas përvjetorin e çlirimit të Kosovës, kanë vlerësuar rëndësinë e shpalosjes së materialeve arkivore që gjenden në arkivat tona me tematikën që trajton ekspozita. “Kështu rikthejmë për përkujtim për vlerësim e rivlerësim vetëm një pjesë të kuadrit të përgjithshëm të shkëmbimeve e aktiviteteve politike, mediatike, kulturore në nivel të kufijëve kombëtar, rajonal e ndërkombëtar që i paraprinë epokës së reagimit tonë kolektiv që nga periudha e para demonstrative të vitit 1981, gjatë zhvillimit të tyre e më tutje në vazhdim deri në momentin e arritjes së lirisë sonë më 11 dhe 12 qershor te vitit 1999” tha ai.

Në hapjen e ekspozitës morrën pjesë edhe përfaqësues e specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë të kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Arkivave Vendore në kuadër të DPA, Lorenc Agalliu. Në fjalën e tij, z.Agalliu, pasi përcolli urimet e stafit dhe drejtuesve të DPA –së për përvjetorin e 25-të të çlirimit të Kosovës, vuri në dukje faktin se materialet e ekspozuara në këtë ekspozitë, janë vetëm një pjesë e vogël e sasisë së dokumenteve që gjenden në arkivat tona – vecanërisht në atë të Shqipërisë – për historinë e Kosovës. Sigurisht pa ngjarjet që kanë paraprirë 11 dhe 12 qershorin 1999 dhe që i kemi ekspozuar këtu, as çlirimi i Kosovës nuk do të ndodhte marrë parasysh atë çfarë na rrëfen historia në periudhën mes viteve 1970 dhe 1981. Kështu që ne jemi krenar që kemi mundësinë për të sjellë para publikut, studiusve etj, këto materiale me vlerë historike. Urime edhe njëherë dhe më vjen mirë që kam mundësinë të jem pjesë e festimeve sot këtu në Prishtinë”.

Materiale e ekspozuara janë ato që lidhen me relacione e vlerësime të shtypit amerikan për vendin tone gjatë periudhës nga gushti i vitit 1980 deri në qershor të vitit 1981, shkrime e artikuj të botuar në organet e informimit publik të Shqipërisë së kohës për demontratat e vitit 1981, dokumente të Ambasadës shqiptare në Beograd nga takimet informale me student kosovarë që kishin qëllim për të kuptuar më thellë natyrën e reagimit domostrativ të vitit 1981, shkëmbime të informacionit zyrtar mbi delegacionet e Shqipërisë së kohës që niseshin për të marrë pjesë në Kosovë në aktivitete kulturore, shkencore e arsimore para vitit 1981, aktet e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe teza të rëndësishme të shtjellimit të rëndësisë së bashkëpunimit shkencor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, mes të cilave edhe ajo e Ukshin Hotit e hartuar në vitin 1974, foto nga takimet e grupeve punuese të kohës, raportimet nga kosova të korrespodentëve të Shqipërisë për demonstratat e vitit 1981, analizë e detajuar e shtypit, radios dhe televizionit shqiptar mbi tematikat e ndryshme për Kosovën deri më 1979 etj.

Ne ekspozitë morri pjesë edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe ish zëvndëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe ish Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK –së, Ramë Manaj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 3 ditë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors