Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Divizioni për Burime Njerëzore

 

Divizioni për Burime Njerëzore (DBNJ) është njësi organizative në kuadër të AShAK-së, që ka për mision të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore përmes zhvillimit të procedurave, programeve dhe shërbimeve që kontribuojnë në shpërndarjen e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrëtë balancuar  për nëpunësit e AShAK-së.

Divizioni për Burime Njerëzore ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

  • Mbështet dhe ofron këshilla për Drejtorin Ekzekutiv lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave dhe standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore;
  • Administron dosjet e nëpunësve civil të AShAK-së;
  • Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të AShAK-së;
  • Ofron ndihmë për njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin e vendeve të punës dhe sistematizimin e vendeve të punës;
  • Zhvillon procedura të rekrutimit në bazë të legjislacionit në fuqi;
  • Në bashkërendim me udhëheqësit e njësive, identifikon dhe vlerëson në mënyrë periodike nevojat për aftësimin e nëpunësve civil të AShAK-së, si dhe zhvillon kapacitetet profesionale nëpërmjet trajnimeve për zhvillim në karrierë dhe ngritjes profesionale;
  • Monitoron dhe zbaton planin e trajnimeve të stafit të AShAK-së;
  • Menaxhon proceset që lidhen me emërimet, lirimet, transferimet, pezullimet, pensionimin, konfirmimet e nëpunësve civil dhe kategorive tjera të AShAK-së, në kuptimin e ligjit përkatës për zyrtarët publik dhe rekomandimet për nënshkrim te Drejtori Ekzekutiv, si udhëheqësi më i lartë i AShAK-së, sipas Nenit 5, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 08/L-111 për Arkivat;
  • Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë si dhe vijueshmërisë në punë;
  • Menaxhon procedurat disiplinore dhe procedurat e ankesave dhe kontesteve për zyrtarët publik;
  • Harton raportin vjetor dhe planin e punës për menaxhimin e burimeve njerëzore.

 

Udhëheqësi i Divizionit i raporton Drejtorit Ekzekutiv të AShAK-së

 

Menaxher i Burimeve Njerëzore: Burim Reçica

E – mail i zyrtarit/es përgjegjës/e: Burim.Recica@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors