Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Divizioni për Prokurim Publik

 

Divizioni për Prokurim Publik (DPP) është njësi organizative në kuadër të AShAK-së, i cili ka për mision kryerjen e të gjitha procedurave të prokurimit publik për nevoja të AShAK-së, në mënyrë efikase dhe transparente, duke siguruar shfrytëzimin e drejtë të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve të tjera të AShAK-së, duke iu përmbajtur kritereve dhe rregullave të legjislacionit në fuqi.

Divizioni për Prokurim Publik ka detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:

  • Përgatitja, koordinimi dhe zbatimi i planin vjetor të Agjencisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i procedurave të prokurimit të mallrave, punëve dhe shërbimeve dhe sigurimi që të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen në pajtim me dispozitat e Ligjit të prokurimit publik të Kosovës dhe legjislacionit tjetër në fuqi, sipas kërkesës dhe nevojave të Agjencisë;
  • Sigurimi që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  • Përcaktimi i metodologjisë së prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
  • Ofrimi i këshillave dhe asistimi për menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
  • Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me Ligjin përkatës për Prokurimin Publik dhe legjislacionin në fuqi.

 

Udhëheqësi i Divizionit raporton te Drejtori Ekzekutiv i AShAK-së

 

Eldina Arifi – Zyrtare e Lartë e Prokurimit

E – mail i zyrtarit/es përgjegjës/e: Eldina.Arifi@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors