- Çdo fondkrijues është i obliguar të ketë njësinë përgjegjëse për arkivin që njihet si arkiv i
fondkrijuesit. - Fondkrijuesi obligohet që materialin të cilin e posedon dhe e krijon, ta mirëmbajë sipas
kritereve të parapara në këtë Ligj dhe akteve tjera juridike, derisa nuk e dorëzon atë në arkivin
kompetent për ruajtje të përhershme. - Fondkrijuesi është i obliguar që në përputhje me aktet juridike në fuqi, të përzgjedhë materialin
me vlerë të përhershme dhe të bëjë asgjësimin e materialit të pavlershëm. - Fondkrijuesi, materialin arkivor duhet ta dorëzojë në arkivin kompetent brenda afatit ligjor të
përcaktuar me këtë ligj. - Fondkrijuesi e informon Agjencinë për regjistrin e materialit arkivor, ruajtjen dhe çdo ndryshim
tjetër përkitazi me materialin në tërësi.