Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Departamenti për Planifikim, Standardizim, Hulumtim dhe Promovim (DPSHP)

Misioni i Departamentit për Planifikim, Standardizim, Hulumtim dhe Promovim është kontrolli i zbatimit të metodologjive, kritereve e rregullave të planifikimit, standardeve profesionale, punës kërkimore si dhe zhvillimin e planeve dhe ekzekutimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me punën kërkimore dhe promovimin e bashkëpunimit profesional e shkencor.

 

Detyrat dhe përgjegjësit e  DPSHP, janë:

  • Siguron kontrollin e planeve të njësive tjera organizative me qëllim të harmonizimit të tyre me objektivat strategjike të shprehura në dokumentet e politikave publike;
  • Vlerëson nivelin e respektimit të standardeve profesionale të arkivistikës nëpër draftet e planeve të njësive organizative, si dhe rekomandon Drejtorin Ekzekutiv për veprime e masa tjera përkatëse;
  • Harton planet, cakton objektivat si dhe siguron ekzekutimin e procedurave standarde për punë kërkimore, promovim dhe bashkëpunim;
  • Ofron këshilla, rekomandime ose të dhëna të tjera brenda fushëveprimit të departamentit për Zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të AShAK-së apo për Qeverinë në procesin e hartimit të politikave;

 

Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim, Standardizim, Hulumtim dhe Promovim (DPSHP) përgjigjet dhe i raportin Drejtorit Ekzekutiv të ASHAK.

 

E – mail i Udhëheqësit të Departamentit për Planifikim, Standardizim, Hulumtim dhe Promovim (DPSHP): Shpresa.Mekaj@rks-gov.net

 

Në kuadër të Departamentit për Planifikim, Standardizim, Hulumtim dhe Promovim bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

 

Divizioni për Planifikim dhe Standardizim të Normave Teknike dhe Profesionale Arkivore;

Udhëheqës/e: Shqipe Bekteshi;

E –maili i/e zyrtarit përgjegjës: Shqipe.Bekteshi@rks-gov.net;

 

Divizioni për Zhvillimin dhe Administrimin e Veprimtarisë Hulumtuese Arkivore:

Udhëheqës/e: Habibe Qovanaj;

E –maili i/e zyrtarit përgjegjës: Habibe.qovanaj@rks-gov.net

 

Divizioni për Promovim të Veprimtarisë Arkivore

Udhëheqës/e:

E –maili i zyrtarit përgjegjës: fjolla.maloku@rks-gov.net

Drejtor i Departamentit Shpresa Mekaj

E-mail: Shpresa.Mekaj@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors