Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Departamenti i Inspektimit të Fondkijuesve dhe Fondposeduesve

Misioni i Departamentit të Inspektimit sipas Ligjit për Arkivat, është ushtrimi efektiv kompetenca mbikëqyrëse, inspektuese, informuese dhe këshillëdhënëse, për të gjitha subjektet që hyjnë në fushëveprimin e Ligjit për Arkivat, me qëllim të mbrojtjes së materialit arkivor dhe atij regjistraturik në përgjithësi, në pajtim me standardet e përcaktuara me Ligjin përkatës për Inspektime.

Mënyra dhe llojet e inspektimeve që ka të bëjë me materialin regjistraturik – arkivor, është e rregulluar me ligjin përkatës për Inspektime;

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Inspektimit janë:

  • Planifikon, organizon dhe zbaton mbikëqyrje inspektuese ndaj të gjitha palëve, përkatësisht personave juridikë dhe fizikë, publikë dhe jopublikë që me ligj u janë dhënë detyra dhe përgjegjësi për krijimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e materialeve me rëndësi arkivore;
  • Verifikon gjendjen e materialit arkivor që gjendet në posedim të subjekteve si në paragrafin paraprak, dhe në bazë të konkluzioneve urdhëron masat përkatëse të cilat mbështesin kërkesat për ruajtjen dhe mbrojtjen adekuate të materialit arkivor;
  • Përcakton përgjegjësinë e zyrtarëve përgjegjës të subjekteve si në si në paragrafin 3, nën paragrafi 3.1.dhe zbaton masa ose inicion procedura të parashikuara me Ligjin për Arkivat dhe ligjet tjera përkitazi me përgjegjësinë e zyrtarit kur kjo është e domosdoshme;
  • Urdhëron ndërprerje të punëve apo proceseve kur konstaton se me vazhdimin e tyre mund të dëmtohet materiali regjistraturik – arkivor;
  • U jep këshilla, ndihmë profesionale dhe rekomandime krijuesve dhe poseduesve të lëndës jashtë arkivit.

 

Në kuadër të Departamentit të Inspektimit bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

 

Divizioni i Inspektimit të Fondkrijuesve dhe Fondposeduesve në Nivelit Qendror

Udhëheqës/e

E –maili i/e:

 

Divizioni i Inspektimeve të Fondkrijuesve dhe Fondposeduesve në Nivelin Lokal

Udhëheqës/e

 E – mail i zyrtarit/es përgjegjës/e

 

Udhëheqës i Departamentit: Dijana Dushullovci

E-mail: Dijana.Dushullovci@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors