Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Çka ruajmë

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës (AShAK) në vendruajtjet e veta, ruan dhe administron një sasi të materialeve arkivore prej 9,000 metra gjatësi lineare, përkatësisht afër 95 milionë dokumente që nisin nga shekulli i 15-të deri në ditët e sotme, në më shumë se 1,310 fonde dhe koleksione arkivore. Fondet dhe koleksionet që ruan dhe administron Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës përmbajnë materiale të krijuara nga veprimtaria e organeve qendrore të administratës shtetërore, organeve të pushtetit ligjdhënës, gjyqësorit, institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore si dhe materiale të krijuara nga veprimtaria e individëve, grupeve dhe familjeve të shquara duke përfshirë edhe veprimtarinë e zhvilluar në mërgatë në funksion të interesave legjitime të popullit dhe shtetit të Kosovës.
Në AShAK funksionon edhe biblioteka, e cila është e lidhur ngushtë me detyrat themelore dhe me veprimtarinë e shërbimit arkivor. Biblioteka sipas funksionit të vet, bënë pjesë në grupin e bibliotekave speciale. Biblioteka mundëson aftësimin dhe ngritjen profesionale të punonjësve arkivor, u ndihmon hulumtuesve shkencor gjatë punës kërkimore në arkiv  etj.
Fondi bibliotekar në sasi rreth 10000 libra, përfshinë kryesisht lëndën arkivore të publikuar në vend dhe jashtë, veprat nga historia kombëtare, historia e përgjithshme, nga shkencat ndihmëse të historisë, shënimet dhe publikimet nga arkivistika, botimet bibliografike, monografitë etj.
Në AShAK ruhet edhe një sasi e materialeve arkivore në formën e regjistrimeve audiovizuele, vizatimeve, fotove etj. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors