Nga fillimi i botimit të vëllimit të parë profesional arkivor „Buletini” në vitin 1965 dhe pastaj nga viti 1970 i botimit të 53 vëllimeve të „Vjetarit” dhe nga viti 2017 botimi i përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë të revistës arkivore „Arkivat Shqiptare”, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka zhvilluar një veprimtari të pasur dhe të vlefshme botuese që përfshin revista profesionale dhe shkencore, seri botimesh të materialit arkivor dhe botime të tjera periodike e monografi të ndryshme në fushën e shkencës arkivore, informative shkencore për shkencat shoqërore dhe fusha të ndryshme të shkencave humane.
Duke ndërthurur rolin tradicional të kujdestarit të kujtesës me rolin e informacionit, qëllimi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës është që përmes botimeve të jetë një ndërmjetës midis një game të gjerë përdoruesish individualë, shkencorë e kulturorë.
Adresa: Rruga Arbënor e Astrit Dehari,
nr 25, Prishtinë, Kosovë
Telefoni:
Tel.Centrix:
2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës