Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, në kuadër të veprimtarive kulturore, shkencore dhe profesionale, është angazhuar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së shkruar kulturore përmes aktiviteteve të ndryshme. Një fokus i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit rajonal, ku janë zhvilluar projekte dhe programe të përbashkëta me arkivat e vendeve fqinje. Në partneritet me muzetë, bibliotekat dhe institucionet tjera kulturore, AShAK organizon ekspozita dhe takime profesionale, përfshirë Konferencën Mbarëkombëtare Arkivore, një ngjarje vjetore e cila realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.
Në përmbushje të misionit të saj, Agjencia ka kontribuar në hartimin e rregulloreve dhe udhëzimeve për avancimin e infrastrukturës së menaxhimit të materialeve arkivore. Gjithashtu, për vitin 2025-2027, AShAK ka përgatitur Strategjinë e Zhvillimit të Arkivit, e cila përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit të institucionit në përputhje me standardet bashkëkohore.
Adresa: Rruga Arbënor e Astrit Dehari,
nr 25, Prishtinë, Kosovë
Telefoni:
Tel.Centrix:
2024 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës