Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe degët e saj

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës me degët e saj, përkatësisht me njësitë
përkatëse, ku bëjnë pjesë:

  • Arkivi qendror; dhe
  • Arkivat ndër komunalë.

 

Arkivi Qendror administron dhe menaxhon materialet arkivore të institucioneve publike
të nivelit qendror, përveç atyre institucioneve të cilat, me ligj të veçantë dhe me pëlqimin e
Agjencisë, krijojnë arkivat vetanake, të cilat administrojnë dhe menaxhojnë materialet e tyre
arkivore.

 

Arkivat ndërkomunalë administrojnë dhe menaxhojnë materialet arkivore të institucioneve
publike lokale përkatëse:

 

Arkivat ndërkomunalë janë:

  • Arkivi ndërkomunali Prishtinës që përfshin arkivat fondkrijuese në këto
    komuna: Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas dhe Graçanicë;
  • Arkivi ndërkomunali Mitrovicës që përfshin arkivat fondkrijuese në këto
    komuna: Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potok, Zveçan,
    Vushtrri dhe Skenderaj;
  • Arkivi ndërkomunal i Pejës që përfshin arkivat fondkrijuese në këto komuna:
    Pejë, Deçan, Junik, Istog dhe Klinë;
  • Arkivi ndërkomunal i Gjakovës që përfshin arkivat fondkrijuese në këto
    komuna: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë;
  • Arkivi ndërkomunal i Prizrenit që përfshin arkivat fondkrijuese në këto
    komuna: Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë;
  • Arkivi ndërkomunal i Gjilanit që përfshin arkivat fondkrijuese në këto komuna:
    Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Viti, Ranillug, Partesh dhe Kllokot;
  • Arkivi ndërkomunal i Ferizajt që përfshin arkivat fondkrijuese në këto
    komuna: Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors