Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Fakulteti Filozofik – Departamenti i Historisë forcojnë bashkëpunimin

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje që u hap dyert studentëve të Historisë të të gjitha niveleve (BA, MA dhe PhD) për të shfrytëzuar pa pagesë burimet dhe shërbimet arkivore të ASHAK-ut, si dhe për të kryer praktikën profesionale brenda institucionit.

Përmes kësaj marrëveshjeje, studentët do të kenë mundësi të përfshihen në projekte kërkimore, trajnime dhe aktivitete akademike, duke u afruar edhe më shumë me punën praktike dhe kërkimore.

Ky hap synon t’i afrojë studentët me burimet autentike historike dhe ta forcojë rolin e ASHAK-ut si një institucion të hapur, bashkëpunues dhe të përkushtuar ndaj ruajtjes së kujtesës sonë kombëtare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors