Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Promovohet numri i ri i revistës Arkivat Shqiptare në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Në kuadër të aktiviteteve të Panairit të IV-të Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që po zhvillohet në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot, më 24 prill 2025, u mbajt ceremonia e promovimit të numrit më të ri të revistës Arkivat Shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, z. Mehmed Xhemajli, theksoi rëndësinë e këtij botimi të përbashkët, duke u shprehur:

“Ky bashkëpunim është më shumë se një marrëveshje institucionale – ai synon forcimin e bashkëpunimit institucional, promovimin e praktikave moderne arkivore dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta kërkimore.”

Revista Arkivat Shqiptare është një botim i përbashkët i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Qëllimi i saj është të krijojë një hapësirë bashkëpunimi për studiuesit, historianët dhe arkivistët shqiptarë.

Revista përmban studime të thelluara, zbulime të reja nga arkivat dhe analiza që ndihmojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë dokumentare.

Ky promovim konfirmon përkushtimin e institucioneve për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe zhvillim të përbashkët akademik.

Me këtë rast edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë prezantoi botimet më të fundit duke sjellë para publikut vlera të çmuara të trashëgimisë dokumentare shqiptare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors