Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Departamenti i Arkivit Qendror (DAQ)

Misioni i DAQ, është zbatimi efektiv i planeve, procedurave standardeve dhe strategjive të AShAK-së për pranimin, ruajtjen, mbrojtjen, sistemimin, rregullimin, përpunimin, administrimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor që krijohet nga fondkrijuesit e nivelit qendror.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Arkivit Qendror janë:

  • Harton planet, cakton objektivat si dhe siguron ekzekutimin e procedurave standard për pranimin, administrimin, ruajtjen, mbrojtjen, rregullimin dhe përpunimin e materialit arkivor të nivelit qendror;
  • Harton planet periodike të punës për të gjitha nivelet e nëpunësve Brenda departamentit duke siguruar një proces të planifikimit të harmonizuar dhe koherent ndërmjet niveleve të ndryshme të organizimit të stafit;
  • Propozon procedurat standarde operative për zbatimin e planeve dhe aktiviteteve për pranimin, administrimin, rregullimin dhe përpunimin e materialit arkivor të nivelit qendror;
  • Udhëheq dhe kontrollon procesin e punës për realizimin e planeve dhe arritjen e objektivave të Arkivit Qendror;
  • Ofron këshilla, rekomandime ose të dhëna të tjera brenda fushëveprimit të departamentit për zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të AShAK-së apo për Qeverinë në procesin e hartimit të politikave;

Udhëheqësi i Departamentit të Arkivit Qendror i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit Ekzekutiv të AShAK-së.

E – mail i Udhëheqësit të Departamentit të Arkivit Qendror: ruzhdi.panxha@rks-gov.net

Në kuadër të Departamentit të Arkivit Qendror bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

Divizioni i Rregullimit dhe Përpunimit të Materialeve Arkivore;

E – mail i zyrtarit/es përgjegjës/e: Fikrije.Berisha@rks-gov.net  

Divizioni i Konservimit dhe Restaurimit të Materialeve Arkivore; dhe

E – mail i zyrtarit/es përgjegjës/e: Hazbije.M.Krasniqi@rks-gov.net

Divizioni për Menaxhimin e Vendruajtjes së Materialeve Arkivore

E – mail i zyrtarit/es përgjegjës/e: Zelije.Shala@rks-gov.ne

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors