English shqip Srpski
AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS
|Kontaktet|

BallinaLënda arkivore Struktura organizative LegjislacioniPublikimetPërgatitjet profesionale StandardetBashkëpunimiShërbimetShpallje/Konkurse
























 

 

 



Publikimet

Një prej detyrave qenësore të Arkivit, përveç grumbullimit dhe përpunimit të lëndës arkivore është edhe veprimtaria botuese. Me të i mundësohet opinionit të gjerë shkencor, profesional dhe të tjerë të kenë qasje në dokumente të cilat ruhen në fondet dhe koleksionet e Arkivit. Me veprimtarinë botuese, përkatësisht të publikimit të lëndës arkivore, Arkivi është shndërruar në një gjenerator për përhapjen e njohurive për të kaluarën historike të popullit të Kos ovës dhe më gjerë.

Punonjësit e Arkivit kanë botuar punime të veta shkencore e profesionale në shumë revista e gazeta në vend dhe jashtë.

Botimet e tyre profesionale e shkencore, punëtorët e Arkivit dhe bashkëpunëtorët e jashtëm i kanë publikuar kryesisht në revistën “Vjetari”, organ i Arkivit, që ka filluar të botohet nga viti 1964. Deri më tani janë botuar 38 numra të kësaj reviste.

Si publikime të veçanta Arkivi ka botuar:

•  Omer Nakicevic, Protesni marš stanovništva Kos ova 1822, Prishtinë, 1965.

•  Prof. Dr. Skënder Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet angleze, Prishtinë 1878-1881, Prishtinë, 1978.

•  Mr. Ilijaz Rexha, Lidhja e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881, Prishtinë, 1978.

•  Masar Rizvanolli, Lidhja e Prizrenit 1878-1881, (katalog ekspozite), Prishtinë, 1978.

•  Arkivi i Kosovës – Arhiv Kosova, Prishtinë, 1978.

•  Udhërrefyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, Vëllimi i parë, (fonde të administratës dhe të shërbimeve publike; të organeve të jurisprudencës dhe njësive ushtarake), Prishtinë, 2002;

•  Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, (fonde të institucioneve arsimore, kulturore, shkencore, sociale, shëndetësore, të ekonomisë dhe bankave, të organizatave shoqëroro-politike, shoqërive dhe shoqatave), Vëllimi i dytë, Prishtinë, 2003.

•  Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore (fonde: personale dhe familjare, koleksionet, lënda e hulumtuar në arkivat e botës, Mikroteka, Kinoteka dhe shtypi), Vëllimi i tretë, Prishtinë, 2004.

•  Nusret Pllana, Terrori i Serbisë pushtetare ndaj Kosovës 1844-1999, Prishtinë, 2003.

•  Shfrytëzimi i lëndës arkivore, Prishtinë, 2004.

•  Rregullat dhe obligimet për punë në sallë të leximit, Prishtinë, 2004.

•  Kodeksi etik i arkivistit, Prishtinë, 2004.

•  Gazmend Berisha, Kujdesi për mbrojtjen e lëndës arkivore, Prishtinë, 2004.

•  Ismail Rexhepi, Dokumente osmane në Arkivin e Kosovës, I, Prishtinë, 2004.

•  Dr. Jusuf Osmani, Arkivistika – teoria dhe praktika, Prishtinë, 2005.

•  Gazmend Berisha, Qasja në informata dhe mbrojtja e shënimeve personale, Prishtinë, 2005.

•  Dr. Jusuf Osmani , Vlerësimi i lëndës arkivore – Listat e kategorive të dokumentacionit arkivor me afate të ruajtjes, Prishtinë, 2006.

•  Dr. Jusuf Osmani , Fjalori terminologjik i arkivistikës, Prishtinë, 2007.

•  Dr. Jusuf Osmani – Gazmend Berisha, Mb rojtja dhe ruajtja e lëndës arkivore, Prishtinë, 2007.

•  Vilajeti i Kosovës në dokumente arkivore, Stamboll, 2007.

•  Mr. Sadik Mehmeti, Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, Prishtinë, 2008.

- Dr. Jusuf Osmani , Shfrytëzimi i lëndës arkivore, Prishtinë, 2008

1.  ISO 15489 – Standardi ndërkombëtar për menaxhim me dokumente.

2.  ISAAR (CPF) Standardi ndërkombëtar i dokumenteve arkivore të normuara për persona juridik, fizikë dhe familjet. Botimi i dytë.

3.  ISAD(G) Standardi ndërkombëtar për përshkrimin e lëndës arkivore. Botimi i dytë.