English shqip Srpski
AGJENCIA SHTETËRORE E ARKIVAVE TË KOSOVËS
|Kontaktet|

BallinaLënda arkivore Struktura organizative LegjislacioniProjektetPërgatitjet profesionale BashkëpunimiShërbimeShpallje/Konkurse
























Gjendemi

 

 

 



Mirësevini

 

Arkivi i Republikës së Kosovës është institucion qendror shtetëror.
Arkivi grumbullon, mbron, ruan, rregullon, përpunon, publikon, prezanton dhe jep në shfrytëzim lëndën arkivore.

Kryen veprimtaritë hulumtuese-shkencore dhe bashkëpunon me arkivat brenda dhe jashtë vendit.


  Historiku

Lënda arkivore e krijuar në trevat e Kosovës deri në fillim të shek. XX është ruajtur shumë pak.

Sunduesit e ndryshëm nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen, grumbullimin dhe ruajtjen e dokumenteve të shkruara.

Kjo ka ndikuar që në masë të madhe lënda arkivore me prejardhje nga kjo trevë të shkatërrohet ose të bartët jashtë vendit.

Në vitin 1948, në kuadër të Drejtoratit krahinor për Arsim dhe Kulturë formohet qendra arkivore.

Më 20 mars 1951, në bazë të Ligjit mbi arkivat shtetërore dhe me vendimin e Këshillit Popullor Krahinor formohet Arkivi Shtetëror Krahinor.

Që nga viti 1968, me ndryshimet e propozuara kushtetuese, ky institucion emërtohet Arkivi i Kosovës.

Në të njëjtën vit themelohen Arkivat ndërkomunale, në Prizren, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë. Duke filluar nga viti 1974 e deri në vitin 1990, arkivi veproi si institucion i pavarur.

Me suprimimin e autonomisë nga Kuvendi i RSS, Arkivi administrohet nga masat e dhunshme dhe i ndërrohet emri në Arkivi i Kosovës dhe Metohisë.

Pas mbarimit të luftës së vitit 1999 dhe vendosjes së administratës ndërkombëtare të OKB-së, saktësisht më 21 qershor të këtij viti, arkivi administrohet nga organet legjitime të dala pas luftës dhe i rikthehet emri Arkivi i Kosovës.

Më 2003 aprovohet ligji mbi lëndën arkivore dhe arkivat. Në bazë të këtij ligji krijohet Drejtoria e Arkivav00e të Kosovës.

   

Publikimet

1.Revista “Vjetari?Nr. 39-40, 2008
2.Dr. Jusuf Osmani: “Shfrytëzimi i lëndës Arkivore? Prishtinë,2008
3.Mr. Aliriza Selmani: “Shpërngulja e shqiptarëve nga Anamorava në bazë të dokumenteve arkivore? Prishtinë,2008

AKTUALITETE
 

Në bazë të ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për lëndën arkivore dhe arkivat Nr. 2003/7, Ligji Nr. 03/1-077, botuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës ?viti III, Nr. 44/22 dhjetor 2008, Drejtoria e Arkivave të Kosovës shndërrohet në Agjenci Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Simpoziumi shkencor ndërkombëtar , më 14-16 Prill 2009, Prishtinë.

Seminari me punëtorët e arkivave të Kosovës, më 29 Maj 2009, Prishtinë.


Ekspozitat

Që do të organizohen:

•  Vilajeti i Kosovës në dokumentet Osmane

• Rruga e Kosovës për pavarësi ?Komiteti i Kosovës

E mbajtura ...

•  Demonstratat 1968




   

giuseppe zanotti sale

zanotti femme